Standardi i Bitcoin-it

24.98

Shipping included!

Language: Albanian 🇦🇱

UDHËZUES I NEVOJSHËM RRETH HISTORISË SË BITCOIN-IT, CILËSIVE, PËRDORIMEVE DHE TË ARDHMES SË TIJ

“Po jetojmë në kohë dinamike dhe transformuese. Ky libër siguron një perspektivë të qartë dhe unike mbi atë që po ndodh me historinë e parave dhe të financave dhe se çfarë e ardhmja mund të na ofrojë. A po lëvizim drejt sistemeve financiare të decentralizuara, ndërsa përshtatemi me digjitalizimin global? Një gjë është e sigurt: shumë gjëra nuk do të jenë të njëjta në botën e re. Për të mësuar se çfarë duhet bërë dhe nëse jemi të gatshëm të përshtatemi me atë që pritet të ndodhë më tej, ky libër duhet të rishkruhet disa herë.”

– Business Magazine Albania

“Jemi në një kohë kur thirrjet për politika rregullatore në ekosistemin e kriptomonedhave po bëhen gjithnjë e më shumë insistuese. Shqipëria është një nga vendet që po ecën me shpejtësi në këtë drejtim nëpërmjet hartimit dhe aprovimit të një kuadri rregullator gjithëpërfshirës. Ky libër i vjen në ndihmë jo vetëm publikut të gjerë, por edhe vetë autoriteteve rregullatore dhe aktorëve potencialë të tregut të njihen me konceptet më bazike të parasë, funksionimit dhe kontekstit socio-ekonomik të Bitcoin-it, për ta pasur akoma më të lehtë përgatitjen dhe zbatimin e akteve rregulluese të kriptoaseteve.”

Kalo & Associates

Në Standardin e Bitcoin-it, ekonomisti Saifedean Ammous i shëtit lexuesit përmes historisë së mrekullueshme të teknologjive të parasë dhe zbulon arsyen se si këto teknologji fituan rolin e tyre monetar, si e humbën, çfarë na mëson kjo gjë mbi veçoritë e dëshirueshme të parasë dhe se si Bitcoin-i është ndërtuar për të përmirësuar këto teknologji. Ammous-i sqaron përfitimet ekonomike, shoqërore, kulturore dhe politike të parasë së shëndetshme kundrejt asaj jo të shëndetshme për të mundësuar një diskutim të gjerë mbi rolin potencial që Bitcoin-i mund të luajë në ekonominë digjitale të së ardhmes. Në vend që ta trajtojë Bitcoin-in si një monedhë për kriminelët ose si një rrjet të lirë pagese, ky libër flet për të si një alternativë e decentralizuar e tregut të lirë dhe paanshmërinë politike përkundrejt alternativës aktuale të bankave qendrore, të cilat sjellin implikime potencialisht të mëdha ndaj lirisë dhe mirëqënies. Për cilindo që po kërkon një shpjegim të qartë të kësaj paraje të re digjitale, Standardi i Bitcoin-it është burimi i nevojshëm.

In stock